Rishikimi i programeve të nxitjes së punësimit në Shqipëri, me qëllim vlerësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të programeve ekzistuese dhe identifikimin/rekomandimin e programeve të reja të nxitjes së punësimit, financuar nga Helvetas Swiss Intercooperation Albania-RisiAlbania. Tetor 2014- Janar 2015

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ishte realizimi i një studimi mbi Programet e Nxitjes së Punësimit për të analizuar opinionin e përfituesve në lidhje me hartimin dhe zbatimin e masave të punësimit dhe cilësinë e përgjithshme të procedurave e shërbimeve të ofruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP), si dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve…